ANËTARËSIMI NË NATO DO TË THOSHTE NJË SHKALLË MË E LARTË E SIGURISË SË QYTETARËVE, EKONOMISË  DHE SHTETIT 


Milojica Dakiq,
Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Malit të Zi

Ky do të ishte një sinjal i mirë për investitorët e jashtëm potencialë që të investojnë lirisht në Malin e Zi

1. Para përfundimit të mandatit tuaj realizuat takime me përfaqësues të FMN-së dhe Bankës Botërore. Në këto takime është shqyrtuar situata ekonomike e Malit të Zi me theks të veçantë mbi dinamikën e rritjes së investimeve kapitale dhe mbi rezultatet e politikës fiskale. Në këtë kontekst si ishte vlerësimi i përfaqësuesve të FMN-së dhe Bankës Botërore?

- Vlerësimi i FMN-së dhe Bankës Botërore mbi gjendjen në sektorin bankar në Malin e Zi është mjaft i volitshëm. Pozitivisht janë vlerësuar përpjekjet për zvogëlim të kredive jofunksionale dhe normat e kamatës së bankave. Ajo që shqetëson në aspektin e këtyre institucioneve është gjendja e përkeqësuar e pozitës fiskale. Zmadhimi i borxhit publik dhe deficiti i buxhetit, në masë të madhe, është kushtëzuar nga zmadhimi i huamarrjes së jashtme, së pari në ndërtimin e autostradës. Të dy treguesit, huaja publike dhe deficiti fiskal janë mbi limitin e përcaktuar me kriteret e Mastrihtit, që e rrezikon qëndrueshmërinë fiskale. Për këtë arsye, nevojiten masa korrigjuese urgjente për kufizim të shpenzimeve, zvogëlim të rrogave në sektorin publik dhe zmadhim të pagimit të të hyrave të buxhetit.   

2. Prej para pak kohësh Mali i Zi u bë anëtar në NATO. Cilat janë efektet ekonomike? Si ka ndikuar kjo mbi makroekonominë?

- Mali i Zi gjendet para anëtarësimit në NATO. Marrëveshja për pranim të Malit të Zi në NATO deri tani është ratifikuar nga 14 shtete anëtare. Mbetet që Marrëveshjen ta ratifikojnë edhe 13 shtetet e tjera anëtare të NATO-s, kështu pritet që i gjithë procesi i ratifikimit të përfundojë në tremujorin e parë të vitit 2017. Anëtarësimi në NATO do të nënkuptonte shkallë më të lartë të sigurisë së qytetarëve, ekonomisë dhe të shtetit Mali i Zi. Ky do të ishte një sinjal i mirë për investitorët e huaj potencialë që të investojnë lirisht në Malin e Zi. Ka hapësirë për investime në shtet, së pari në fushën e turizmit, energjetikës, transportit dhe bujqësisë. Interesimi për investime të huaja në Malin e Zi theksohet shumë. Mali i Zi është lider në rajon në raport me fluksin e investimeve të huaja të drejtpërdrejta, që në vitin 2015 në raport me vitin 2014 janë zmadhuar me 75%. Në këtë moment, në Malin e Zi janë prezent investitorë nga 88 shtete.   

3. Cili është mendimi juaj për sistemin bankar në Malin e Zi, në përputhje me raportin tremujor mbi punën e bankave dhe institucioneve mikrofinanciare gjatë gjysmës së parë të vitit 2016? Në çfarë gjendje janë bankat në Malin e Zi?

- Tashmë prej një kohe të gjatë është e pranishme lëvizja pozitive e parametrave në sektorin bankar të Malit të Zi. Aktiva e bankave në raport me periudhën e njëjtë vjet është zmadhuar me 6,6%, kapitali me 5,8%, kurse depozitat me 7,8%. Aktiviteti kreditor i bankave nuk është në nivel të kënaqshëm, edhe pse kreditë këta muajt e fundit janë në rritje. Në raport me të njëjtën periudhë vjet, kreditë janë rritur me 0,6%. Është vënë re rritje e kredive të miratuara, që në gjashtëmujorin e parë të këtij viti është 25% e kredive të përgjithshme të bankave, Likuiditeti dhe solvenca janë konstante mbi nivelin e përcaktuar. Likuiditeti është në rritje prej 5,7%, kurse koeficienti i solvencës së bankave është në nivelin 16 (niveli i përcaktuar është 10). Bankat kanë realizuar rezultat financiar pozitiv.    

Normat e kamatës së bankave edhe mandej janë të larta edhe pse është i pranishëm trendi i zvogëlimit të tyre. Norma mesatare efektive e ponderuar e kamatës e kredive të përgjithshme është 7,8% dhe më e ulët për 1,05 poenë procentualë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kurse ajo e kredive të reja të miratuara është 7,48 dhe është zvogëluar madje për 1,57 poenë procentualë. Gjithashtu, është i pranishëm trendi i zvogëlimit të normave pasive të kamatave.

Përveç normave të larta të kamatave, problem është edhe niveli i lartë i kredive jofunksionale (10,5%). Duhet të kihet parasysh se këto kredi në vitin 2011 përfshijnë madje 26% të kredive të përgjithshme. Zvogëlimi së pari u arrit nga pagimi i tyre, pastaj nga riprogramimi apo nga transferimi i kredive të tilla te kompanitë faktoring të bankave amë jashtë shtetit. Me qëllim që të lehtësohet ky problem, në Malin e Zi është Miratuar Ligji për Ristrukturim Financiar të Dakorduar, kurse është nënshkruar edhe Marrëveshje midis Odës Ekonomike, Ministrisë së Financave dhe Bankës Qendrore.  

Në përgjithësi, sistemi bankar në Malin e Zi është i qëndrueshëm, likuid dhe solvent. Nuk ekzistojnë banka e probleme të theksuara në punën e tyre.

4. Cilat janë obligimet e ardhshme për harmonizim të mëtejshëm të legjislacionit nga fusha e supervizionit bankar me rregullativën e BE-së?

- Banka Qendrore e Malit të Zi është konstante në procesin e harmonizimit të rregullativës që është në kompetencat e saj me rregullativën e BE-së. Rregullativa bankare në Malin e Zi është harmonizuar në një shkallë të lartë sipas direktivave të Komisionit Evropian. Ky proces është i vazhdueshëm. Në vitin 2016 kanë përgatitur ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Bankën Qendrore të Malit të Zi dhe Ligjit për Punët Kapitale dhe Vijuese me Jashtë. Nga dispozitat që lidhen me supervizionin, deri në fund të vitit 2017 është e nevojshme miratohen: Ligji për Bankat, Ligji për Faktoring, Lizing Financiar, Mikrokreditim dhe Kreditim i Garantuar, Vendimi për Kompetencë të Kapitalit, Vendimi për Likuiditet të Bankave dhe Vendimi për Regjistrim të Bankave dhe Institucioneve Financiare. Në tremujorin e parë të vitit 2018 do të miratohet Ligji për Rehabilitim të Bankave.  

5. Kapitali i bankave në vitin 2016, në raport me  të njëjtën periudhë në vitin e kaluar 2015, është zmadhuar me 5,8%. Çfarë ndikon më tepër në rritjen e kapitalit të bankave në Malin e Zi në vitin 2016?

- Të dhënat më të reja dëshmojnë se kapitali i bankave në raport me fundin e vitit të kaluar është rritur me 8,7%. Mbi zmadhimin e kapitalit ka ndikuar rikapitalizimi i dy bankave, fillimi me punë i një banke të re, si dhe rezultati pozitiv financiar në nivel të të gjithë sistemit bankar.

6. Si është situata në Malin e Zi në aktivitetet e veprimit bankar më pakicë (Retail Banking)? A ekziston rritje e kreditimit të kompanive të vogla dhe të mesme?

- Sipas metodologjisë së Malit të Zi, nuk ka të dhëna zyrtare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ndiqet lëvizja në sektorët ekonomi dhe popullsi. Sektori popullsi merr pjesë me më tepër se 52% në formimin e depozitave të përgjithshme. Në raport me të njëjtën periudhë në vitin e kaluar këto depozita janë zmadhuar me 4,3%. Në strukturën e depozitave të popullsisë, depozitat me interes marrin pjesë me 55%. Nga ana tjetër, kreditë e popullsisë marrin pjesë me 40, 6% në kreditë e përgjithshme dhe ato janë zmadhuar me 4,8 në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin e kaluar, kurse zmadhimi i kredive të reja të miratuara për popullsinë janë 42,6%. Pjesa më e madhe e kredive të popullsisë (95,7%) janë miratuar në periudhë më të gjatë se një vit. Më tepër janë marrë kredi në para të gatshme me 51,2%, pastaj kredi për ndërtim banesash dhe adaptim me 40,8%. Rregullsia në shlyerjen e obligimeve të këtyre kategorive ndaj bankave është shumë më e madhe në raport me sektorët e tjerë. Në strukturën e kredive të përgjithshme jofunksionale ky sektor merr pjesë me 28%.

7. Sipas projeksioneve dhe pritjeve tuaja, me çfarë problemesh do të ballafaqohet ekonomia malazeze në vitin 2017?

- Mali i Zi ka PBV për banor në shumë prej gjashtë mijë eurosh. Në dhjetë vitet e fundit PBV-ja ka pasur rritje me mesatare prej 3,2% në vit. Në vitin 2015 kjo rritje ka qenë 3,5% në raport me vitin 2014, edhe përkrah mjedisit ndërkombëtar të papërshtatshëm ndërkombëtar: terrorizëm, migrantë dhe kriza ukrainase. Në vitin 2017 duhet të pritet prani e vazhdueshme e problemeve që kanë qenë të pranishëm edhe deri më sot. Në rend të para, mungesa e likuiditetit të sektorit real që reflektohet në nivel të lartë të borxheve të prapambetura. Momentalisht ka 19% persona juridikë dhe ndërmarrje që janë bllokuar. Pastaj, ka nivel dhe dinamikë të lartë borxhit publik dhe deficitit të buxhetit, si dhe ekziston nivel i lartë i kredive jofunksionale dhe normave jofunksionale të kamatave në sektorin bankar.

Kam nderin e jashtëzakonshëm që me vendim të Këshillit Akademik të ABTI-t të zgjidhem si anëtar nderi i Këshillit Akademik. Vendimin e pranova me kënaqësi, sepse e vlerësoj punën dhe arritjet që ABTI i ka arritur në një periudhë të shkurtër prej dy vjetësh. Obligimi im është që përvojën time dyzetvjeçare të cilën e kam fituar me punë në Bankën Qendrore të Malit të Zi të provoj t’ua ofroj gjeneratave të reja të cilat kanë vendosur të kryejnë këtë punë.  

8. Me mbi 40 vjet përvojë në Bankën Qendrore të Malit të Zi, mund të thuhet se ju jeni ekspert rajonal për politikën monetare dhe menaxhimin me financat monetare. Tani, si anëtar i Këshillit Akademik në Akademinë Bankare Maqedonase ABTI, cilat janë planet tuaja?

Kam nderin e jashtëzakonshëm që me vendim të Këshillit Akademik të ABTI-t të zgjidhem si anëtar nderi i Këshillit Akademik. Vendimin e pranova me kënaqësi, sepse e vlerësoj punën dhe arritjet që ABTI i ka arritur në një periudhë të shkurtër prej dy vjetësh. Obligimi im është që përvojën time dyzetvjeçare të cilën e kam fituar me punë në Bankën Qendrore të Malit të Zi të provoj t’ua ofroj gjeneratave të reja të cilat kanë vendosur të kryejnë këtë punë. 

Në lidhje me aktivitetin tim të mëtejshëm në Malin e Zi, sipas Ligjit, nuk kam të drejtë në periudhë prej një viti nga përfundimi i mandatit si guvernator të merrem me punë në sektorin e financave. Gjatë kësaj kohe do të mendohem. Gjithsesi, nuk e shoh vetveten në asnjë fushë tjetër, përveç fushës së financave. Puna me politikën monetare është fusha ime të cilës do t’i mbetem besnik deri në fund.

 Rekomandimi im për të rinjtë është se ata duhet të kenë vizion të qartë për të ardhmen e vet, të jenë besnikë ndaj qëllimit që ta realizojnë atë që e kanë menduar, të jenë të përkushtuar në maksimum ndaj punës të cilën e kanë zgjedhur ta bëjnë.   

9. Cili është mendimi yt për rëndësinë dhe motivimin në përzgjedhjen dhe punën e bankarëve të rinj? Cili është rekomandimi juaj për të rinjtë dhe bankarët me perspektivë në Maqedoni?

- Si në çdo punë, kështu edhe në këtë, motivimi është element shumë i rëndësishëm, dhe në fazën e përzgjedhjes dhe gjatë punës për bankarët e rinj. Motivimi është fuqia bazë lëvizëse që i nxit njerëzit të arrijnë rezultate më të mira. Nëse ekziston motivimi, rezultatet do të jenë të patjetërsueshme. Njeriu i motivuar që do ta kryejë me siguri punën e vet më mirë, më me vendim dhe më me përkushtim. Me motivimin nuk duhet të merren vetëm të punësuarit por edhe menaxherët e tyre. Rekomandimi im për të rinjtë është se ata duhet të kenë vizion të qartë për të ardhmen e vet, të jenë besnikë ndaj qëllimit që ta realizojnë atë që e kanë menduar, të jenë të përkushtuar në maksimum ndaj punës të cilën e kanë zgjedhur ta bëjnë. Duke pasur parasysh se në veprimtarinë bankare nuk ka apo ka shumë pak punë të cilat mund të kryhen në mënyrë individuale, është e nevojshme të zhvillohet ndjenja se i përket ekipit me të cilin punon. Gjithashtu, është i domosdoshëm interaksioni midis të punësuarve dhe nuk duhet të kihet frikë prej konkurrencës në vendin e punës.   


Icon

Ул. „Орце Николов“ бр. 75 1000, Скопје (зграда на Македонска берза АД Скопје - први кат)

Icon2

+389 2 312 5500


Site by